Mirë se vini në shërbimin tonë online për Vërtetimin Tatimor
Administrata Tatimore e Kosovës, të gjithë Personave Fizik ju ofron mundësinë e paisjes me vërtetim tatimor në mënyrë elektronike.
Shkarkimi i vërtetimit tatimor bëhet online, i cili nga ju do të shfrytëzohet, për:
- Aplikim për vizë
- Lirim nga shtetësia
- Fitim i shtetësisë
- Vazhdim i lejes së qëndrimit në Kosovë
- Pushim të lehonisë
- Tjera
(shkruani arsyen për të cilën nevojitet vërtetimi i kërkuar).
Për mënyrën e përdorimit të këtij ueb aplikacioni, ju lutem referojuni udhëzimit për paisje me vërtetim tatimor
(shkarko udhëzimin)
Vërtetimi Tatimor do të lëshohet varësisht nga gjendja e juaj në ATK dhë atë, me njërën nga arsyet:
- Personi është i regjistruar në ATK dhe nuk ka borxhe aktuale tatimore të pashlyera apo obligime tjera tatimore
- Personi është i regjistruar në ATK dhe ka borxhe tatimore apo obligime tjera tatimore të pa shlyera
(Nëse ju keni dëshmi mbi pagesën e borxheve apo konsideroni se gjendja e juaj nuk është në rregull,
atëherë vizitojeni Zyren Regjionale të cilës i përkitni.
Aty do t’ju mundësohej pajisja me vërtetim tatimor me gjendjen reale)
- ATK nuk ka shënime për personin
(Nëse ju jeni të punësuar, por nuk keni shënime në sistemin e ATK-së,
atëherë vizitojeni Zyren Regjionale të cilës i përkitni.
Aty do t’ju mundësohej pajisja me vërtetim tatimor me gjendjen reale).